Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, Shoqëria Civile proteston para Kuvendit

Reforma në drejtësi, Shoqëria Civile proteston para Kuvendit
July 21
10:27 2016

Pak përpara nisjes së seancës plenare, Shoqëria Civile është mbledhur përpara ambienteve të Kuvendit, për të kërkuar që të votohet reforma në drejtësi.

Me pankarta në duar, qytetarët, përfaqësues të Shoqërisë Civile, kërkojnë që politika të votojë pro reformës në drejtësi, reforma më e rëndësishme e kësaj dekade. “Jo plehrave në Shqipëri, po reformës në drejtësi.”, shkruhet në njërën prej pankartave.