Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në Drejtësi, SHBA: “Qeveria shfaqi fleksibilitet, por në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë”

Reforma në Drejtësi, SHBA: “Qeveria shfaqi fleksibilitet, por në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë”
June 08
18:28 2016

Vetëm pak minuta më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një deklaratë lidhur me takimin e 6 qershorit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për të shumëpërfolurën Reforma në Drejtësi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të Opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë.” – shkruhet në deklaratë, ku kuptohet qartë qëndrimi i ambasadës rreth vullnetit të të dyja palëve për miratimin e një reforme kaq shumë të kërkuar nga ndërkombëtarët, për mbarëvajtjen e vendit.

Në fund të deklaratës shkruhet se kjo mbetet një reformë kyç për Shtetet e Bashkuara, të cilët do të vazhdojnë të insistojnë deri sa të gjendet zgjidhja e duhur.

Ambasada

Komento