Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, Rama: PD do të pengojë reformën në drejtësi, e duke sulmuar ambasadorin Lu

Reforma në drejtësi, Rama: PD do të pengojë reformën në drejtësi, e duke sulmuar ambasadorin Lu
October 06
12:07 2016

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama akuzoi Partinë Demokratike se do të pengojë me çdo kusht reformën në drejtësi, duke sulmuar publikisht edhe ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu.

Kreu i Qeverisë theksoi se pavarësisht akuzave, janë të vendosur për të çuar përpara reformën në drejtësi pavarësisht  opozitës.

“PD ka dorëzuar në gjykatën kushtetuese kërkesën për të rrezuar themelin e reformës, Vettingun që do të pastrojë kazanin e sistemit të drejtësisë nga plehrat. Ligjin e Vettingut e çuan në kushtetuese në aleancë të hapur me korrupsionin, mafien që mban peng sistemin e drejtësisë. Kanë vetëm një plan të cilin e çojnë përpara me këmbënguljen stoike, ta pengojnë reformën me çdo kusht, edhe duke sulmuar publikisht ambasadorin e SHBA në emër të sovranitetit për të cilin bënë gjithë atë propagande përpara 21 korrikut dhe pastaj erdhën këtu me bisht ndër shalë dhe ngritën kartonin jeshil. Sot axhenda e këtij kuvendi është vazhdimi me vendosmëri i rrugës për të çuar para reformën do apo nuk do PD, i pëlqen apo jo PD-së, voton apo nuk voton PD”, është shprehur ndër të tjera Rama.

Si përgjigje për kërkesën e PD-së për referendum për ligjin e importit të mbetjeve, kryeministri tha se i vetmi referendum i vlefshëm i PD-së do të ishte ai për ndërprerjen e integrimit të BE-së dhe për të përzënë Ambasadën Amerikane: “Kjo është diçka që zemra mund t’ua dojë , por këmbët nuk ua mbajnë.” /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje