Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, protestueset: Nesër do lyhemi me benzinë

Reforma në drejtësi, protestueset: Nesër do lyhemi me benzinë
July 21
13:42 2016

Në ambientet e jashtme të parlamentit ku po zhvillohet seanca vendimtare për reformën në drejtësi, tre gra i bëjnë thirrje partive politike që të votojnë reformën në drejtësi. Duke besuar në ndryshimin që do të sjellë miratimi i këtij drafti, ato bëjnë thirrje se nesër do të ndërmarrin aktin ekstrem nëse nuk marrin vëmendjen e duhur.

Bëhet fjalë për një konflikt të hershëm prone, për të cilën protestueset pretendojnë se është në pronësi të shtetases tetraplegjike. Ato kanë 3 vite dyerve të gjykatave, ndërkohë që nesër pritet që përmbarimi t’i nxjerrë nga shtëpia.

“Të vijë nesër në shtëpi Saimir Tahiri, ta nxjerrë vetë Vjollcën nga shtëpia. Presim edhe Manjanin, besojmë tek ai.”, ka deklaruar njëra prej tyre, ndërkohë që më e moshuara është ndier keq. Ajo nuk pranonte t’i nënshtrohej trajtimit mjekësor.

Komento
Etiketimet
Shperndaje