Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, Nuland-Bashës: Dëshmove se je lider dhe patriot

Reforma në drejtësi, Nuland-Bashës: Dëshmove se je lider dhe patriot
July 22
19:36 2016

Gjatë një bisede telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka shprehur përgëzimet e saj për miratimin e reformës në drejtësi. Ajo i theksoi kreut të Partisë Demokratike se ky sukses nuk do të kishte qenë i mundur pa lidershipin e treguar nga Basha.

“Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij”,- iu drejtua Nuland, Bashës”,- thuhet në komunikatën e shpërndarë nga PD, përcjellë Blitz.al.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të dhënë ndër të tjera nga Nuland dhe ambasadori Lu për finalizimin e draftit. “Sfida e ardhshme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kërkojë po kështu një angazhim dhe mbështetje të madhe të SHBA-ve”,- u shpreh Basha.

Komento