Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi miratohet në parim, Rama: Hap i madh

Reforma në drejtësi miratohet në parim, Rama: Hap i madh
May 09
12:49 2016

Komisioni i posaçëm parlamentar i reformës në drejtësi ka miratuar sot në parim draftin e ekspertëve ndërkombëtarë për ndryshimet kushtetuese. Në këtë mbledhje, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensus për këtë draft pavarësisht kundërshtimeve të shprehura në fillim.

Pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Eduard Halimi tha në një deklaratë për mediat se opozita votoi pro diskutimit nen për nen për amendamentet e draftit të ekspertëve ndërkombëtarë për ndryshimet kushtetuese.

“Ishim pro fillimit që nesër të diskutimit të amendamenteve kushtetuese, por fillimi nuk duhet të lexohet si një voto pro ndaj çështjeve politike që ndërkombëtarët nuk i ka marrë në shqyrtim”, – theksoi Halimi. Ai ripërsëriti thirrjen që mazhoranca dhe opozita të ulen në një tryezë dialogu pikërisht për këto çështje.

Miratimi në parim i draftit kushtetues të reformës në drejtësi, u vlerësua pozitivisht nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai u shpreh se kjo është një “dhuratë” në Ditën e Europës.

“Hap i madh përpara votimi në parim i draftit kushtetues të Reformës në Drejtësi nga Komisioni i Posaçëm, bash në ditën e Europës”, shkruan Rama.