Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, mblidhet sot komisioni i posaçëm

Reforma në drejtësi, mblidhet sot komisioni i posaçëm
May 04
10:52 2016

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi do mblidhet në orën 15:00 të ditë së sotme për të diskutuar për draftin final. Mësohet se e pranishme në mbledhjen me dyer të mbyllura do të jetë edhe opozita, e cila ka vendosur t’i japë fund bojkotit të zgjatur prej 10 ditësh.

Teksa drafti është drejt përfundimit, pritet që ai të bëhet publik nga ekspertët përgjatë mbledhjes së sotme. Në kuadër të tij, ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald Lu kanë zhvilluar takime të shpeshta gjatë këtyre ditëve me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Komento