Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, Majko: Zgjedhje të parakohshme dhe referendum në të njëjtën ditë

Reforma në drejtësi, Majko: Zgjedhje të parakohshme dhe referendum në të njëjtën ditë
June 26
14:13 2016

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar lidhur me ngërcin e krijuar për pikën “88” të reformës në drejtësi. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PS-së shkruan se sipas mendimit të tij, më e mira është që zgjedhjet e parakohshme dhe referendum të zhvillohen në një ditë.

Më tej, ai ironizon opozitën duke u shprehur se me pretendimin e tyre për “88”-ën po e shndërrojnë opinionin publik në “budalla”. Ai theksoi se PS asnjëherë nuk e ka refuzuar shumicën e cilësuar.

“Çfarë është kjo lodër fëmijësh me pikën 88 të Komisionit të Venecias që po kthen në budalla një opinion të tërë publik të vendit?! Kjo qenka arsyeja pse vendi ynë Shqipëria të shpallet shtet i dështuar dhe të bllokohet në “karantinë” për vite, pa hapur negociatat me Bashkimin Europian?!
Për 6 muaj qeverisje më shumë, ne socialistët nuk mund t’ua lemë PENG vendin arsyetimeve të një opozite që di vetëm çfarë nuk do.
Në se demokratët janë gati, ti ftojmë së bashku votuesit të shkojnë tek kutitë e votimit dhe të vendosin për politikën dhe drejtësinë!”, shkruan Majko ndër të tjera.

Komento