Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, Luan Rama: LSI e gatshme për konsensus

Reforma në drejtësi, Luan Rama: LSI e gatshme për konsensus
June 11
14:14 2016

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, deklaroi se LSI do të vijojë përpjekjet për të finalizuar me sukses reformën në drejtësi. Nga Gjirokastra, ai tha se kjo nuk duhet të konsiderohet si reforma e interesave individuale, por e mbështetjes së integrimit të vendit.

“Reforma në drejtësi do të bëhet për të garantuar standarde evropiane të drejtësisë në këtë vend. Për të garantuar shërbim evropian për qytetarët dhe ndëshkim evropian për këdo që nuk respekton ligjin. Roli i LSI do të jetë roli që do ta çojë Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian të vendit. Reformat janë të pakthyeshme dhe do të kurorëzohen me sukses.”- u shpreh Rama.

I pranishëm në Konventën Zgjedhore të LSI-së në Gjirokastër, së bashku me deputetin Vangjel Tavo, ata vunë theksin tek rritja e kësaj force politike.

Komento