Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, Lu dhe Vlahutin “mbledhin” sot PS dhe LSI

Reforma në drejtësi, Lu dhe Vlahutin “mbledhin” sot PS dhe LSI
May 10
10:44 2016

Reforma në drejtësi do të mbledhë sot ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu, në një tryezë politike në vend. Ata do të jenë të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mbledhja e grupit të PS-së do të mbahet në orën 15:00, ndërsa ajo e LSI-së në orën 17:00.

Sa i përket Partisë Demokratike, ajo pritet të mbledhë të mërkurën grupin parlamentar. Dy ambasadorët do të jenë të pranishëm edhe në mbledhjen e këtij grupi parlamentar. Pjesëmarrja e tyre në mbledhje bëhet me qëllim për t’i dhënë shtysë miratimit të reformës në drejtësi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje