Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, LSI përkrah PD: Nuk jemi republikë ekspertësh

Reforma në drejtësi, LSI përkrah PD: Nuk jemi republikë ekspertësh
July 14
11:34 2016

Në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është shprehur se reforma në drejtësi duhet të jetë konsensuale. Sipas tij, ajo nuk arrihet në bazë të rekomandimeve të ekspertëve, por sipas opinionit të Komisionit të Venecias.

“Së pari lidhur me reformën në drejtësi ne kemi pasur një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar që në fillim. Duke pasur në qendër të qëndrimit tonë një plan; plani A. Që do të thotë reformë me konsensus dhe sipas ‘Venecias’. Ky është i pandryshuar. Gjithashtu ne jemi të qartë dhe lidhur me miratimin e kësaj reformë, duke mbajtur këtë qëndrim dhe duke i shërbyer këtij konsensusi, pasi kjo është reformë solide dhe e bërë në këtë mënyrë.”, u shpreh Vasili, i cili theksoi më tej se kjo reformë nuk mund të konsiderohet si alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme.

Një ditë pas qëndrimit të opozitës, e cila refuzoi propozimin e zyrtares së lartë amerikane, Victoria Nuland, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, shprehet se synohet arritja e një reforme solide që nuk është prodhim i thjeshtë ekspertësh pasi Shqipëria është një republikë parlamentare dhe jo republikë ekspertësh.