Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, kryeministri takon 2 deputetët e PDIU

Reforma në drejtësi, kryeministri takon 2 deputetët e PDIU
July 19
09:52 2016

Një ditë pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, kreu i kabinetit qeverisës ka takuar mëngjesin e sotëm dy deputetë të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, parti aleate e PS-së.

Në takimin që u zhvillua në hotel Rogner mori pjesë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputeti Aqif Rakipi. Pas përfundimit të takimit, kryeministri nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Një natë më parë, ai mblodhi ministrat e kabinetit me të cilët diskutoi hapat që do ndërmerren.

Kreu i Qeverisë deklaroi se 21 korriku do të jetë dita e bashkimit që do i çelë rrugë transformimit të Shqipërisë.

Komento