Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, komisioni shtyhet për të martën

Reforma në drejtësi, komisioni shtyhet për të martën
March 24
18:19 2016

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi ka shtyrë mbledhjen për herë të tretë brenda ditës. Deputetët e opozitës kanë vendosur ta bojkotojnë mbledhjen e paralajmëruar për në orën 18:00, duke bërë që ajo shtyhet.

Fillimisht mbledhja u njoftua për në orën 10:30 të paradites, por për shkak të seancës plenare u shty për t’u zhvilluar në orën 14:00. Më pas ajo u shty për në orën 18:00 për shkak të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Si pasojë edhe mbledhja e kësaj ore është anuluar dhe është shtyrë për ditën e martë të javës që vjen.