Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, apeli i Europës: Gjeni kompromis, intereset e vendit mbi ato individuale

Reforma në drejtësi, apeli i Europës: Gjeni kompromis, intereset e vendit mbi ato individuale
June 02
09:31 2016

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të gjejë sa më shpejt kompromisin lidhur me reformën në drejtësi. Ai i nxiti palët që të vendosin interesat e vendit mbi interesat individuale të tyre.

“Një miratim i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj pasues është tashmë kyç. Kjo jo vetëm që do t’i përgjigjej mbështetjes së madhe publike në Shqipëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, por do të sinjalizonte gjithashtu një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian”, deklaroi komisioneri Hahn.

Ai theksoi se nxit të gjitha palët, përfshirë opozitën që të vendosin interesin e vendit mbi interesat individuale dhe të gjejnë kompromisin pa kompromentuar thelbin e draft-reformës. Kjo deklaratë e tij vjen pak ditë përpara para takimit Rama-Basha për çështjen e reformës në drejtësi.