Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reforma në drejtësi, 7 ligjet mund të miratohen në shtator

Reforma në drejtësi, 7 ligjet mund të miratohen në shtator
July 22
16:19 2016

Votimi i djeshëm unanim për draftin konsensual të Reformës në Drejtësi, nuk është i vetmi pasi që të nisë sa më shpejt implementimi i saj, duhen miratuar edhe 7 ligje shumë të rëndësishme si dhe rreth 40 projektligje të tjera të paketës.

Më datë 25 korrik përmbyllet sesioni parlamentar i Kuvendit me miratimin e projektligjeve të mbetura. Në axhendën e punimeve nuk është futur paketa prej 7 ligjesh që e bëjnë të zbatueshëm projektin kushtetues  të votuar në parlament mbrëmjen e kaluar.

Sipas burimeve Balkanweb shkruan se 7 ligjet e reformës në drejtësi mund të shtyhen në shtator dhe përfshijnë projektligjet :  “Për Gjykatën Kushtetuese”, “ Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, “Për organizimin e gjyqësorit”, ai “Për organizimin e prokurorisë”, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor”, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe ai “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.  Në total janë më shumë se 40 projektligje që duhen miratuar nga Kuvendi si pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

Këto projektligje kanë kaluar në komisionin e posaçëm parlamentar dhe pritet t’i përcillen për miratim Kuvendit.

Komento
Shperndaje