Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Referendumi i PS-së, ja manipulimet e kryera gjatë votimit

April 12
23:00 2016

Më 9 prill, Partia Socialiste mbajti referendumin, i cili u zhvillua pas debateve të ashpra që shkaktoi çështja e mandatit të kryetarit të partisë. Rreth 95 për qind votuan “PO”për pyetjen nëse duhet të rinovohet mandati i kryetarit të partisë në rastin kur ai zgjidhet Kryeministër.

Por në një video të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Stop”, shihet se si është manipuluar procesi i votimit. Në një rast, një anëtar i PS-së voton dy herë, një herë në Surrel, e më pas në Kamëz. Ndërsa në një tjetër qendër votimi në Kamëz, shihet se si dikush hedh dy fleta votimi pasi komisioneri e lejon të votojë edhe në vend të atyre që nuk vijnë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje