Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Referendumi, Hafizi letër komisionit zgjedhor të PS-së: Dua listat!

Referendumi, Hafizi letër komisionit zgjedhor të PS-së: Dua listat!
April 09
14:07 2016

Deputetja Mimoza Hafizi i është drejtuar me një letër komisionit zgjedhor të PS-së në Shkodër, ku kërkon të njihet me përbërjen e komisionitm, përmes një shkrese zyrtare nga Partia Socialiste në qytetin e Shkodrës. Gjithashtu, ajo kundërshton referendumin dhe kërkon t’i vihet në dispozicion lista dhe adresat e qendrave të votimit për Bashkinë Shkodër. Në vijim të letrës, Hafizi thekson se prej 24 orësh po përpiqet të kontaktojë me këtë komision për të akredituar vëzhguesit e saj.

Ja letra e plotë drejtuar Kujtim Prronit, kryetarit të komisionit zgjedhor për referendumin në Shkodër:

“Komisionit zgjedhor të partisë, Bashkia Shkodër (KZPB)

Kryetarit, z. Kujtim Prroni,

Zoti kryetar, në vijim të bisedës sonë të sotme telefonike të orës 8:40, kam mbi tri orë në pritje të takimit ku desha të parashtroj kërkesat e mia. Meqë ora ecën dhe kërkesat e mia nuk mund të presin më, ju lutem t’i merrni në konsideratë si vijon:

1. Kërkoj të njihem në mënyrë zyrtare me përbërjen e re të komisionit tuaj, e cila është vendosur dje pasdite, siç ma konfirmuan nga zyra e organizimit e selisë së PS-së. Kërkoj të kem një fotokopje të shkresës zyrtare të emërimit.

2. Kërkoj të di se pse KZPB Shkodër nuk është mbledhur asnjëherë, të paktën deri dje pasdite.

3. Kërkoj të më jepet lista me adresat e të gjitha qendrave të votimit në Bashkinë Shkodër.

4. Kam mbi 24 orë që përpiqem ta kontaktoj KZPB Shkodër, me qëllim për të akredituar vëzhguesit e mi për procesin e referendumit në Bashkinë Shkodër. Në momentin e tanishëm sigurisht ky akreditim s’mund të ketë më vlerë. Në mungesë të vëzhguesve, kërkoj që në fund të procesit të pajisem me fotokopjen e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit, me nënshkrimet e votuesve, për të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë Shkodër.

Mbetem në pritje të plotësimit të këtyre kërkesave të ligjshme.

Mimoza Hafizi, deputete e qarkut Shkodër.

Shkodër, 9 prill 2016, ora 12.00”.

Komento