Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Referendumi, Blushi: Rama do manipulojë procesin

Referendumi, Blushi: Rama do manipulojë procesin
April 07
11:07 2016

Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist Ben Blushi akuzoi kryeministrin Rama se do manipulojë procesin. Ai u shpreh se referendumi i datës 9 prill, i cili do të vendosë nëse do të ketë ose jo zgjedhje për kreun e ri të PS-së, është në tërësi një manipulim i madh.

Ai u ndal edhe tek lista e zgjedhësve të Partisë Socialiste, duke theksuar se ato nuk gjenden në faqen zyrtare të selisë rozë.

“Nëse hyni në faqen e PS nuk ka listë. Dje më thanë se një nga deputetët e rilindjes e paska listën e zgjedhësve në FB e vet personal. Po pse kështu votohet? Unë kam kërkuar me kolegët e mi, se palës që është kundër referendumit që të na jepeshin vëzhgues, Por nuk na janë dhënë. Rezultati do trokohet. Të vijmë tek lista. Dalin dhe thonë se lista është 81 mijë, apo 91 mijë apo më shumë. Rama do mbahet mend për shumë budallallëqe që ka bërë për këtë vend. Por që 6 për qind shqiptar janë socialist, nuk është e vërtetë. Këta kanë frikë nga pjesëmarrja. Referendumi është i vlefshëm kur kalohet prezenca mbi 51 për qind.”, u shpreh Blushi.

Teksa u ndal në skandalin e bujshëm financiar të “Panama Papers”, ai e krahasoi atë me procesin që po ndodh brensa PS-së duke e titulluar “Pa Rama Papers”.

“Pa Rama Papers është “Panama Papers”, pra pa Ramën. Shkoni pyesni deputetët e Pogradecit. Në Pogradec ka pasur 500 anëtar, janë 600 fletë votimi brenda. Kjo është pra ‘Pa Rama Papers, grabitje të mandatit’”, tha ai, teksa theksoi se do vijojë të bëjë ç’është e mundur për të penguar manipulimin e referendumit.

Etiketimet
Shperndaje