Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Redi Jupi jep dorëheqjen, jo më trajner i Kombëtares U21

Redi Jupi jep dorëheqjen, jo më trajner i Kombëtares U21
October 20
12:01 2016

Redi Jupi nuk do të jetë më trajner i Kombëtares Shqiptare të U21. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, të cilën e mori në vitin 2015 duke zëvendësuar Skënder Gegën. Ekzistojnë dyshime se ai është shkarkuar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit për arsye që nuk lidhen me rezultatet.

Dorëheqja e tij është pranuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Trajneri 42-vjeçar, i cili nuk do të jetë më pjesë e pankinës të U21, i drejtoi të rinjtë gjatë ndeshjeve eliminatore për Europianin 2017 të kësaj grupmoshe, duke grumbulluar 12 pikë në grupin ku bënin pjesë Portugalia, Izraeli, Greqia dhe Hungaria. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje