Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rebelohen 9 xhihadistët, kërkojnë pafajësi: MOSSAD-i po na dënon në gjykatë

Rebelohen 9 xhihadistët, kërkojnë pafajësi: MOSSAD-i po na dënon në gjykatë
November 16
16:35 2016

Nga Anduena Llabani

Rebelohen imamët e akuzuar për rekrutim të shqiptarëve drejt ISIS-it.

Me tone të larta dhe në formë rebelimi, ata akuzuan gjykatën si vegël të drejtuar nga MOSSAD-i (Agjencia e Shërbimeve Sekrete Izraelite).

 “Zullumqarët do qeshin pak tani, por do qajnë në fund. Pas dhimbjes vjen lehtësimi”.

Me këto fjalë, Bujar Hysa, i pandehur në procesin ndaj imamëve të akuzuar për rekrutim, i është drejtuar gjykatës dhe prokurorëve.

 Të rebeluar ndaj akuzave të ngritura ndaj tyre, të pandehurit e këtij procesi shfrytëzuan seancën e sotme për të ndërruar rolet e për t’u kthyer në akuzues.

Në një seancë me dyer të mbyllura, por e mirësurvejuar nga agjentë të policisë dhe ata të SHISH-it, si dhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, të pandehurit, mes tyre ish-imamë të xhamive, kanë hedhur akuza të rënda ndaj gjykatës, duke e cilësuar si të komanduar nga MOSSAD-i.

 Sot Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të njihej me mbrojtjen ligjore të avokatëve të 9 të pandehurve, për të vendosur nëse do të lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

 Por arrestimet e fundit të katër shqiptarëve të dyshuar për akte terroriste në ndeshjen e 12 nëntorit Shqipëri – Izrael solli devijim të hetimit, që lidhet me vijueshmërinë e veprimtarisë së këtij grupi edhe brenda qelive të izolimit.

Mësohet se prokuroria ka vënë në përgjim disa nga të pandehurit në qelitë e paraburgimit, për të cilët dyshohet se drejtonin rekrutimet drejt Sirisë.

Prokurorë të krimeve të rënda pranojnë se s’kanë prova dhe fakte të tjera, por pas disa përgjimeve të telefonatave është rënë në gjurmët e 4 të dyshuarve të arrestuar një javë më parë në Shkodër. Të konsideruar si celula e ISIS-it, ata dyshohet se po përgatisnin atentatin në stadiumin “Loro Boriçi” në Elbasan, ku do të luhej ndeshja mes dy ekipeve të futbollit.

 Pasi siguruan këto përgjime dhe u vunë në ndjekje të personave të arrestuar, për më shumë se dy muaj, MOSSAD dhe SHISH kërkuan ndryshimin e stadiumit, si dhe siguruan emrat e të gjithë personave që kishin prerë biletat për ndeshjen./Blitz.al/

Komento
Shperndaje