Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rebelët sirianë rrëzojnë një helikopter rus

Rebelët sirianë rrëzojnë një helikopter rus
August 01
12:42 2016

Zyrtarët ushtarakë rusë kanë bërë me dije se një helikopter rus është rrëzuar nga rebelët në veri të Sirisë. Më tej, ata bëjnë me dije se mjeti Mi-8 ka pasur pesë persona në bord, fati i të cilëve nuk dihet ende, përcjell Blitz.al.

Agjencia ruse e lajmeve “Interfax”, e cila citon zyrtarët, shprehet se helikopteri ishte duke u kthyer nga Aleppo, pas dërgimit të ndihmave humanitare, kur është qëlluar nga rebelët. Thuhet se opozitarët qëlluan helikopterin rus me anë të një rakete me veçori termike, në afërsi të fshatit Tell Sultan. /Blitz.al/

Komento