Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reali i Madridit, trajneri Zidane zgjat kontratën me galaktikët

Reali i Madridit, trajneri Zidane zgjat kontratën me galaktikët
August 12
19:00 2017

Nuk është vetëm Isco që do të rinovojë kontratën me madrilenët, sepse tashmë edhe tekniku Zinedine Zidane ka zgjatur kontratën me klubin.

Në konferencën për shtyp përpara El Classicos së parë të Superkupës së Spanjës, vetë trajneri francez deklaroi:

 

“Jam shumë i lumtur për besimin që më është dhënë, jam i lumtur edhe që kemi  bërë një punë të mirë duke arritur objektivat tanë, të cilët mbeten të njëjtët edhe në këtë sezon. Do të luftojmë për të fituar çdo titull, edhe pse gjithnjë ka ulje dhe ngritje duhet ta shfrytëzojmë këtë stad për të vijuar sukseset tona. Gjithsesi, pavarësisht rinovimit tim për tre sezonet e ardhshme diçka është e sigurt se unë dhe Reali nuk do të diskutojmë kurrë. Për sa i takon ndeshjes së parë të Superkupës mund të them se Cristiano është gati. Është kthyer nga pushimet dhe ka punuar shumë gjatë këtyre 5 ditëve të fundit. Të gjithë jemi gati. Për sa i përket Barcelonës, mendoj se këdo që do të vendosin në vend të Neymar do të luajë mjaft mirë, do të japë maksimumin, por Neymar është Neymar, asnjë nuk mund ta zëvendësojë atë.

Paga e trajnerit francez do të dyfishohet, nga 4,35 milionë në gati 8 milionë euro në vit. Por për këtë do t’i duhet të përmbushë objektivat e vendosura nga klubi, për realizimin e të cilave, ai dhe lojtarët do të marrin shpërblime të dyfishta. Klubi e vlerëson maksimalisht punën e Zidane. Ai ka fituar 6 tituj deri më tani, dy trofe të Champions League, dy Superkupa të Europës, një titull të La Liga dhe trofeun në Botërorin për Klube. Suksese këto të arritura në vetëm 20 muaj, ndërkohë francezi klasifikohet edhe si një nga katër trajnerët me më shumë trofe të fituar në historinë 115-vjeçare të klubit të Realit. /Blitz.al/

 

Shperndaje