Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Rama: Lu flet shqip, por mendon anglisht

Reagon Rama: Lu flet shqip, por mendon anglisht
July 15
19:00 2016

Deklarata më e fundit e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, është kaluar mes batutash nga kryeministri Edi Rama. Ambasadori Lu kërkoi një takim mes Ramës dhe Bashës për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, ose në të kundërt të mbylleshin përjetë në atë sallë.

“Nuk e di çfarë do dalë, kur të dalim të marrim ajër, por konsensus nuk del. Ambasadori amerikan flet shqip, por mendon anglisht. Të mbyllem përjetë me Lul Bashën në një dhomë? Ruajna zot. Të paktën Basha duhet të dalë, se duhet të merret vesh me Saliun. Mos u shqetëso Sali. ti rri aty në kullë dhe thua Luli bëj si të bësh kjo është prova jote e zjarrit, o me mu, o me reformën.”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se e ia ka bërë ftesën kreut të opozitës, për tu takuar “si dy shqiptarë, sy më sy” ftesë, e cila vijon të mbetet e hapur.

Komento
Etiketimet
Shperndaje