Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon prokurori Braho: Oficeri përdori emrin tim, s’kam lidhje me 18.000€

Reagon prokurori Braho: Oficeri përdori emrin tim, s’kam lidhje me 18.000€
September 29
12:48 2016

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Ardian Braho, ka reaguar pas video-skandalit ku një oficer i policisë gjyqësore shfaqej duke marrë 18 mijë euro ryshfet për prokurorin. Në fjalën e tij, ai i ka mohuar plotësisht këto akuza duke u shprehur se nuk ka asnjë provë që e lidh me këtë ngjarje.

“E kam marrë vendimin e pushimit të çështjes për paratë e bllokuara mbi bazën e provave dhe fakteve që dolën gjatë hetimit”,- është shprehur prokurori. Ai u pezullua nga detyra me urdhër të kryeprokurorit Llalla, menjëherë pas publikimit të videos.

Ndaj dy zyrtarëve të Prokurorisë së Tiranës ka nisur hetimi kryesisht për “korrupsion pasiv”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje