Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon presidenti francez: BE të jetë e prerë kundrejt terrorizmit

Reagon presidenti francez: BE të jetë e prerë kundrejt terrorizmit
March 24
15:37 2016

Presidenti francez, François Hollande, ka kërkuar prej Bashkimit Europian të mos ngurojë në reagimin kundrejt terrorizmit që preku Brukselin paraditen e martë.

Sipas tij, duhet një kundërpërgjigje e shpejtë dhe e prerë duke miratuar regjistrin europian të pasagjerëve ajrorë dhe masa kundër trafikut të armëve.

Franca më shumë se asnjëherë është e vendosur për të pasur një reagim të fortë kundër terroristëve që, sipas Hollande, po përpiqen të thyejnë dinjitetin e gjithë Europës.

Komento
Shperndaje