Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Ministria e Arsimit: Skema sipas sistemit elektronik, nuk ka vend për panik

Reagon Ministria e Arsimit: Skema sipas sistemit elektronik, nuk ka vend për panik
September 06
14:27 2016

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka reaguar pas akuzave të studentëve dhe Partisë Demokratike, të cilët akuzojnë MAS-in për skemën që lë jashtë garës mijëra të rinj me rezultate të larta nga Matura Shtetërore.

Në konferencën për shtyp, zëvendësministri i Arsimit, Redi Shtino, hedh poshtë akuzat dhe shprehet se skema e re mbështetet në sistemin elektronik. Ai shton se kjo skemë garanton 10 alternativa  zgjedhjeje, por kuotat dhe tarifat përcaktohen nga universitetet.

Deklarata e plotë

PD hodhi baltë mbi universitetet duke krijuar panik. E vërteta nuk është ajo që gatuhet në padijen e Shqup-it. Skema e re mbështetet në sistem elektronik. Nëpërmjet kësaj skeme garantohen 10 alternativa zgjedhjeje. Në ndryshim nga vitet e shkuara, kuotat dhe tarifat i caktojnë universitetet. Nuk kaluam barrën, por u dhamë më shumë mundësi dhe përgjegjësi. Nuk ka vend për t’u shqetësuar pasi procesi është transparent dhe konkurrues. Gishtin që tregon zëdhënësja e Shqup-it shqiptarët dinë ku ta drejtojnë. Reforma jonë sjell rregulla dhe është për gjeneratën tjetër. Garantojmë se nuk kufizohen të drejtat tuaja”.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje