Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon ministri Ilir Beqaj pas denoncimit në emisionin “Stop”

Reagon ministri Ilir Beqaj pas denoncimit në emisionin “Stop”
November 16
22:55 2016

Pak më parë në emisionin “Stop” u publikua regjistrimi i bisedës në telefon midis ministrit Ilir Beqaj dhe drejtorit Çlirim Hajdarmataj. Në këtë bisedë, Beqaj shkarkonte nga puna drejtorin nëpërmjet telefonit.

Ministri i Shëndetësisë i është kundërpërgjigjur këtij denoncimi me një postim në Facebook.

Ai shpjegon se është e vërtetë biseda, por ai nuk është shkarkuar nga puna për arsyen që dha. Sipas Beqajt, qytetari nga Tropoja ka shkelur ligjin dhe kjo është arsyeja pse u hoq nga detyra.

“Po, ajo çka është incizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.

Por është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili që nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysmë-informuar mbi këtë episod se hakmarrja e asnjë lloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i Shëndetësisë”,- ka shkruar Beqaj në Facebook./Blitz.al/

ilit

Komento
Shperndaje