Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon gjyshi i 3-vjeçarit të dhunuar: S’deshëm të bënim drejtësi vetë

Reagon gjyshi i 3-vjeçarit të dhunuar: S’deshëm të bënim drejtësi vetë
June 23
10:54 2016

Pak ditë pas publikimit të videoskandalit ku shihej si një 3-vjeçar dhunohej nga administratorja e kopshtit “Diren” Anjeza Shabani, ka reaguar gjyshi i fëmijës së dhunuar, Pashk Alia. Ai ka rrëfyer për portalin “360 gradë” se familja ndodhet në një situatë të karakterizuar nga tensioni, pasi panë dhunën që ushtrohej ndaj fëmijës.

“Jemi duke kaluar një stres të madh. Është mëkat të shohësh lotët e fëmijës në atë formë. Ishte një dhunë kafshërore dhe nuk kam fjalë për ta përshkruar, pasi do dilja nga vetja. Sot na thirri Ministria dhe kemi besim për angazhimin e saj. Ajo na garantoi se në bashkëpunim me institucionin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrinë së Mirqënies Sociale do na japin kujdesin mjekësor e social të nevojshëm për djaloshin. Ne si familje jemi mësuar ta respektojmë ligjin dhe ta zbatojmë atë. Ne e duam shtetin ligjor dhe besojmë në të. Jemi mësuar t’i bëjmë gjërat sipas rregullave dhe ne besuam tek ai kopsht. Ne nuk deshëm të bënim drejtësi vetë, por emocionet që na përshkruan kur pamë videon ishin shumë të forta. Duhet kuptuar që djali është shumë i vogël dhe ta rrahësh ashtu, sikur e pamë. Ne do mirëkuptonim një shuplakë të vogël duarve, por jo në atë formë kafshërore. Ajo është një dhunë. ”, është shprehur Alia.

Ai shprehet se shpreson tek institucionet, të cilat do venë përpara drejtësisë përgjegjësen. Gjyshi i 3-vjeçarit falënderon Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen dhe shpreson që të kenë edhe përkrahjen e Ministrisë së Arsimit.

Etiketimet
Shperndaje