Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Flamur Noka: Nuk kam sulmuar askënd, janë shpifje të segmenteve kriminale të policisë

Reagon Flamur Noka: Nuk kam sulmuar askënd, janë shpifje të segmenteve kriminale të policisë
September 11
11:14 2016

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka konsideruar shpifje dhe i ka përgënjeshtruar  akuzat e Partisë Socialiste dhe deklaratën e policisë së Dibrës se ka goditur një qytetar.

“Asgjë nga kjo ngjarje nuk është e vërtetë”, – tha Noka për “News 24”.

“Ata janë në panik dhe përpiqen të mashtrojnë qytetarët. Ne jemi duke ndjekur procesin e  votimit, që po shkon mjaft qetë”.

I pyetur për faktin se deklarata e policisë së Dibrës jep të dhëna për targën e makinës së tij në vendin ku ndodhi incidenti, Noka u shpreh: “Makina ime qarkullon gjatë gjithë kohës dhe unë nuk jam ndonjë njeri sekret. Unë po lëviz kudo për të kontribuar në fitoren e Sherefedin Shehut këtu”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje