Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon ashpër Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu : “Politikanët kanë frikë”

Reagon ashpër Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu : “Politikanët kanë frikë”
December 18
16:52 2017

Ambasada amerikane ka reaguar pas përplasjeve të sotme mes opozitës dhe maxhorancës në parlament dhe protestës që shoqëroi zgjedhjen e Kryeprokurores së re Arta Marku. Ambasada e SHBA flet hapur duke thënë se.Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur., ndërsa pa përmendur emra deklaron se ‘politikanët kanë frikë’.

DEKLARATA E SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para.

Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

Shperndaje