Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagimi i PD-së për aksidentin e shkaktuar nga Aqif Rakipi, përgjigjet PDIU: “Në mjerim, kërkon të bëjë politikë me aksidentin”

Reagimi i PD-së për aksidentin e shkaktuar nga Aqif Rakipi, përgjigjet PDIU: “Në mjerim, kërkon të bëjë politikë me aksidentin”
August 12
10:50 2017

Vetëm 1 orë pas reagimit të PD-së lidhur me aksidentin me vdekje të shkaktuar nga deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi, është kundërpërgjigjur dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Përmes një deklarate për mediat, PDIU, teksa i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, u përgjigjet edhe akuzave të Partisë Demokratike.

REAGIMI I PDIU
PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon prokurorisë dhe policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike!

/Blitz.al/

Shperndaje