Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ratifikimi i demarkacionit, opozita kosovare paralajmëron kundërshtimin në Kuvend dhe në shesh

Ratifikimi i demarkacionit, opozita kosovare paralajmëron kundërshtimin në Kuvend dhe në shesh
May 16
12:13 2016

Opozita kosovare ka bërë të ditur se do të rikthehet në Kuvend në ditën që do të ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Ndërkohë që qeveria pritet ta procedojë këtë marrëveshje në Kuvend në fillim të muajit Qershor, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do të angazhohet me çdo kusht për ndalimin e këtij aprovimi.

Opozita ka paralajmëruar një kundërshtim të ashpër të ratifikimit të demarkacionit, si brenda dhe jashtë Kuvendit, duke u shprehur se kjo marrëveshje është e dëmshme për vendin, ndaj duhet ndaluar.

Në rast se ratifikohet, ky aprovim i hap rrugë miratimit të rekomandimit të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Komento
Etiketimet
Shperndaje