Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rast përdhunimi në mes të Tiranës, 22-vjeçarja tregon ngjarjen e tmerrshme në polici

Rast përdhunimi në mes të Tiranës, 22-vjeçarja tregon ngjarjen e tmerrshme në polici
November 07
09:40 2016

Një vajzë 22-vjeçare ka denoncuar në Policinë e Tiranës një ngjarje rrëmbimi dhe përdhunimi. Ajo dhe autorët e këtij krimi janë njohur më parë në rrjetin social Facebook. Shtetasja E.Q. është rrëmbyer të premten në mbrëmje në lagjen “Myslym Shyri” teksa shkonte për në shtëpi.

Një makinë i ka ndaluar përpara shtëpisë, i kanë lidhur sytë dhe e kanë dërguar në një shtëpi të braktisur. Aty dy djem e kanë përdhunuar dhe përgjatë gjithë kohës vajza i ka pasur sytë e mbyllur. Pasi kanë përfunduar me aktet pa dëshirën e vajzës, ata e kanë rikthyer në vendin ku e kanë marrë duke e kërcënuar me jetë nëse kallëzon ndonjë gjë.

Vajza nuk ka mundur të përshkruajë fizikun e dy djemve qe e kanë përdhunuar pasi gjatë gjithë kohës i ka pasur sytë e lidhur  me një fashë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje