Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rast i rrallë, lind fëmija pa gjuhë. Mjekët: Vetëm jashtë shtetit ka shpresa

Rast i rrallë, lind fëmija pa gjuhë. Mjekët: Vetëm jashtë shtetit ka shpresa
July 21
18:29 2016

Në maternitetin e Durrësit, një foshnjë ka lindur me gjuhë të pazhvilluar.

Sipas mjekëve  kjo është një anomali dhe ky rast nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë. Si rasti i parë mjekët janë gjendur në vështirësi sepse nuk kanë eksperiencë dhe nuk dinë si të veprojnë në këtë situatë.

Sipas Abc Neës, familja Koçi e ka dërguar foshnjën e sapolindur në Tiranë, por mjekët aty i kanë thënë se vetëm jashtë shtetit mund të ketë shpresa për të. Të ndodhur në një situatë të vështirë prindërit  kërkojnë ndihmën ministrisë.

Për momentin shpresat janë të pakta dhe  mjekët nuk mund të thonë asgjë për  ecurinë e foshnjës.

Shperndaje