Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panik në Kongres. Të shtëna armësh dhe një i plagosur

Panik në Kongres. Të shtëna armësh dhe një i plagosur
March 28
20:03 2016

Janë raportuar të shtëna armësh në vendin që është i hapur për vizitorët, aty ku ndodhet institucioni i Kongresit në Uashington të SHBA-së e ku është plagosur një oficer policie.

Autoritetet e Kongresit kanë thënë se personi  i cili qëlloi është kapur nga policia. Pas kësaj, është mbyllur menjëherë kjo strukturë qeveritare, pasi i është dërguar një email emergjence të gjithë kongresmenëve dhe personave që ndodheshin në godinë për t’u larguar menjëherë.

Policia gjithashtu e quajti këtë akt një incident të izoluar brenda asaj zone, pra nuk ka nevojë për panik tek njerëzit jashtë zonës së rrethuar.

Kongresi nuk ishte plot pasi aktualisht kongresmenët janë me pushime për Pashkët Katolike, megjithatë disa kanë preferuar të shkojnë në punë edhe sot.  Duhet theksuar se për të vizituar këto ambiente, të gjithë qytetarët pasi japin një mjet identifikimi kalojnë një proces kontrolli si në aeroport ku mjetet e mprehta apo armët e ftohta nuk janë absolutisht të lejueshme.

Shumë anëtarë të Kongresit amerikan kanë postuar në faqet e tyre në rrjetet sociale se ata janë të mbrojtur dhe i gjithë stafi ndodhet nën sigurinë e policisë.

Duhet kujtuar se hera e fundit kur u goditën dy policë brenda kësaj godine ishte në vitin 1998, por pas atij incidenti policia ka marrë masat për siguri maksimale.

Komento
Etiketimet
Shperndaje