Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti: Shqipëria, vendi më i korruptuar i rajonit

Raporti: Shqipëria, vendi më i korruptuar i rajonit
November 16
16:58 2016

Organizata Transparency International ka nxjerrë raportin e saj vjetor për korrupsionin në botë.

Shqipëria, në bazë të raportit, është vendi më i korruptuar në rajonin e Ballkanit.  Sipas indeksit të këtij raporti, Shqipëria ka një nivel korrupsioni prej 34%, ndjekur nga Mali i Zi me 16%, Maqedonia 12%, Kosova 10%, Greqia 10%.

Diferenca mes vendeve të rajonit dhe Shqipërisë është tejet e lartë, çka tregon për një korrupsion në përmasa relativisht të mëdha në vendin tonë.

Raporti është përpiluar pasi janë pyetur më tepër se 60 mijë qytetarë në 42 vende të ndryshme, lidhur me eksperiencat e tyre të korrupsionit në vendet përkatëse.

Qeveritë e Ukrainës, Moldavisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Spanjës janë gjykuar si më të këqijat dhe të korruptuarat nga qytetarët e tyre.

“Qeveritë në shumë vende europiane nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar korrupsionin, sepse individë të caktuar në to përfitojnë individualisht nga pushteti. Për t’i dhënë fund kësaj marrëdhënieje mes pushtetit dhe korrupsionit, qeveritë duhet të jenë më transparente, duke përfshirë këtu të dhënat për kompanitë që përfitojnë fonde publike, duhet të jepen të dhëna të plota se kush i zotëron”,- thotë Jose Ugaz, drejtues i Transparency International.

Elitat e korruptuara dhe oligarkët është e vështirë të lëvizin nga pozicionet e tyre. Por kjo mund të realizohet nëse njerëzit bëhen bashkë dhe kërkojnë standarde më të larta nga liderët e qeverive përkatëse”,- shton Ugaz. /Blitz.al/

 

Kjo është harta e plotë e publikuar nga Transparency International për të gjitha vendet europiane dhe aziatike.

https://www.transparency.org/files/content/feature/MENA_GCB_infographics_EN_map_web.jpg

Komento
Shperndaje