Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti i UEFA-s për Skënderbeun, Partizani: FSHF të mbajë një qëndrim

Raporti i UEFA-s për Skënderbeun, Partizani: FSHF të mbajë një qëndrim
September 10
15:17 2016

Një ditë pas zbardhjes së dokumentit të UEFA-s, ku ekipi korçar Skënderbeu bëhet përgjegjës për manipulimin e 50 ndeshjeve, ka reaguar ekipi i Partizanit. Ky ekip kërkon nga Federata Shqiptare e Futbollit që të mbajë sa më shpejt një qëndrim pas këtij vendimi të zbardhur.

Kryeqytetasit shprehen se nuk kërkojnë asnjë trofe të padrejtë, por t’u kthehet ai pak nder i mbetur nga sezoni i kaluar, si një mënyrë për të vlerësuar kontributin e ndershëm të djemve që dhanë maksimumin e tyre në fushë.

“Për aq kohë sa UEFA na njohu si kampionë të Shqipërisë, që na cilësoi si të denjë për të marrë pjesë në Champions League, do të ishte e nevojshme që edhe organi që drejton futbollin në Shqipëri, FSHF, të mbante një qëndrim. Ose të bëhej palë me klubin që ka trukuar disa ndeshje sezonin e kaluar (faktuar nga të gjitha organet gjyqësore sportive) ose të distancohej dhe të merrte masat e caktuara ndëshkuese, siç e përcakton rregullorja e këtij sporti”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Partizanit.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje