Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti i INSTAT për 2015-n: Rritet numri i femrave drejtuese

Raporti i INSTAT për 2015-n: Rritet numri i femrave drejtuese
May 23
11:47 2016

Tabelat e të dhënave të publikuara nga INSTAT flasin për rritje të numrit të femrave drejtuese dhe profesioniste gjatë 2015-s, krahasuar me të dhënat e vitit 2014. Gjatë vitit të shkuar, numri i femrave në pozicione drejtuese, teknike dhe profesioniste është rritur me 1.1%.

Krahasuar me vitin 2014, kur femrat në drejtim ishin 20.4%, në 2015-n kanë pësuar një rritje të lehtë prej 21.5%. Fushat e punësimit ku numri i tyre ka pësuar rënie, janë ato të bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve, një rënie me -2.7% dhe ajo e profesioneve elementare me -0.4%.

Ndërsa në kategorinë e shërbimeve dhe shitjeve, ka pasur një rritje me 1.3%.

Burimi: Monitor

Komento
Etiketimet
Shperndaje