Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti, Fleckeinstein: Reformat në rrugën e duhur, mos prisni perfeksionin

Raporti, Fleckeinstein: Reformat në rrugën e duhur, mos prisni perfeksionin
March 21
16:58 2016

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckeinstein, ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur, ndaj mund të nisë çelja e negociatave. Gjatë raportimit të sotëm në Parlamentit Europian, ai tha se Shqipëria ka përparuar lidhur me 5 prioritetet kyçe. Ai theksoi se nevojitet mbështetje për reformën në sistemin e drejtësisë.

“17 kompromise mbulojnë çështjet më të rëndësishme. Unë vlerësoj ekuilibrin në këtë raport. Do të sugjeroja që Shqipëria të bëjë disa reforma dhe BE duhet të inkurajojë për më të rëndësishmet. Të presim që të bëhet gjithçka mendoj se është  humbje kohe. Është e drejtë që të njihet ajo që është bërë deri tani”, – tha Fleckeinstein.