Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti: 70 kosovarë, aktualisht luftëtarë në Siri dhe Irak

Raporti: 70 kosovarë, aktualisht luftëtarë në Siri dhe Irak
May 27
17:24 2016

Në një raport të dorëzuar sot në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës, zëvendësministri i Punëve  të Brendshme në Kosovë, Valdet Hoxha, ka bërë me dije sa i takon Strategjisë kundër Terrorizmit se përmban katër objektiva kryesorë dhe për implementimin e saj bashkëpunon ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe me Policinë e Kosovës.

Ai deklaroi se kanë lista të sakta të personave dhe organizatave që kanë pasur për qëllim indoktrinimin e qytetarëve me qëllimin final për t’iu bashkangjitur luftimeve në Siri dhe Irak. Hoxha bëri me dije se në tetë muajt e fundit, as një qytetar kosovar nuk u është bashkëngjitur luftërave terroriste në këto vende.

“Në këto luftëra janë identifikuar 314 pjesëmarrës, ndërkaq 57 prej tyre kanë gjetur vdekjen. Aktiv në zonën e Sirisë dhe Irakut janë rreth 70 luftëtarë. Prokuroria e vendit ka bërë 199 kallëzime penale dhe ka ngritur 70 aktakuza, ndërkaq, numri i të dënuarve arrin në 34 veta, për veprimtari të kësaj natyre.”, u shpreh zëvendësministri Hoxha.

Etiketimet
Shperndaje