Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti: 6,000 refugjatë të mitur u zhdukën në Gjermani gjatë 2015-s

Raporti: 6,000 refugjatë të mitur u zhdukën në Gjermani gjatë 2015-s
April 11
10:09 2016

Mijëra fëmijë dhe të rinj nga vendet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore janë zhdukur pa lënë gjurmë. Mediat gjermane thanë gjatë kësaj të hëne se ndër 5,835 të miturit e refugjatëve të zhdukur në Gjermani përgjatë viti të kaluar, 555 prej tyre ishin nën moshën 14 vjeç.

Numri i tyre është raportuar nga agjencia gjermane e lajmeve “Funke Mediengruppe”, e cila ka marrë këtë përgjigje në sajë të një kërkese dërguar në Parlamentin Gjerman. Një numër i madh të miturish të refugjatëve nga vende të ndryshme bëjnë udhëtime të lodhshme pa mbikëqyrjen e të rriturve.

Në fillim të muajit shkurt, Ministria e të Drejtave të Familjes në Gjermani deklaroi, lidhur me statusin e të miturve refugjatë në vend, se nuk kishte asnjë arsye për të besuar se ishin zhdukur mijëra të mitur.

Nuk kanë munguar edhe kritikat drejtuar qeverisë së kancelares Angela Merkel, e cila akuzohet se nuk ka marrë masat e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi, raporton agjencia e lajmeve “AFP”.

Etiketimet
Shperndaje