Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti: 59,009 të internuar gjatë regjimit komunist, 7,022 humbën jetën

Raporti: 59,009 të internuar gjatë regjimit komunist, 7,022 humbën jetën
March 28
16:06 2016

Raporti vjetor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit flet për internimin e 59,009 shqiptarëve në kampe përqendrimi, ndër ta 7,022 kanë humbur jetën.

Sipas raportit të depozituar për shqyrtim në kuvend mësohet se në bashkëpunim me Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe me shoqatat e të ish-të Përndjekurve Politikë që operojnë në çdo qytet e trevë të Shqipërisë, ka nisur projekti i regjistrimit të saktë të qytetarëve që u pushkatuan pa gjyq në vitet ’44-’55, shkruan Shqiptarja.com. Emrat e tyre nuk gjenden në arkiv.

Hetimi dhe zbardhja e fatit të tyre është detyrë e domosdoshme e institutit për të pasur të dhëna të sakta mbi numrin e tyre.

Etiketimet
Shperndaje