Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raport sekret për kultivimin e drogës? Policia e Shtetit: Lajm i pavërtetë, do ndjekim rrugën ligjore

Raport sekret për kultivimin e drogës? Policia e Shtetit: Lajm i pavërtetë, do ndjekim rrugën ligjore
October 02
13:22 2016

Nga Anduena Llabani

Lidhur me lajmin e publikuar në Gazetën Shekulli e më pas marrë nga disa media, mbi ekzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe një sajesë e qëllimshme për të cenuar integritetin e policisë dhe punën e saj.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Theksojmë se është një lajm tërësisht i gënjeshtërt, për raporte të fabrikuara nga redaksi që kanë si synim vetëm përbaltjen e punës së policisë. Një raport i tillë nuk ka ekzistuar kurrë e as ekziston. Ky lajm i fabrikuar ‎mbi ekzistencën e një raporti tërësisht të sajuar, fsheh mbrapa interesa personale, politike dhe kriminale.

Rezultatet kundër drogës dhe paligjshmërisë dëshmojnë vullnetin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit në këtë luftë. Nga ana tjetër, besimi i partnerëve ndërkombëtarë te Policia e Shtetit rikonfirmohet pas çdo operacioni të përbashkët antitrafik.

Ky besim është maksimal, falë rezultateve të përbashkëta dhe intensitetit ‎të punës për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit. Policia e Shtetit mbetet në dispozicion të medias për çdo informacion zyrtar, duke i bërë thirrje të mos raportojë lajme të pavërteta e të sajuara që kanë për qëllim vetëm ‎keqinformimin e publikut. Policia e Shtetit bën me dije se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj kujtdo që prodhon, fabrikon dhe sajon shpifje të cilat synojnë prishjen e imazhit të policisë dhe të vendit.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje