Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen: Kuvendi i Kosovës, vendi ku deputetët tërhiqen zvarrë

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen: Kuvendi i Kosovës, vendi ku deputetët tërhiqen zvarrë
July 19
15:55 2019

Kreu dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, jep dorëheqjen nga mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Haradinaj ka deklaruar se Kuvendi është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese dhe se përveç gazit lotsjellës, protestave dhe kundërshtimeve që i janë bërë qeverisë nuk sheh rrugë tjetër përveç heqjes dorë në mënyrë të parevokueshme të mandatit të tij si deputet. Kreu i AAK-së e konsideron Kuvendin e Republikës së Kosovës, jo më një institucion demokratik.

“Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëhëshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit. Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz. Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature”, deklaron Haradinaj.

Ky vendim i tij vjen pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe kundërshtimeve të dhunshme të opozitës ndaj maxhorancës dhe qeverisë. Vetëm sot në Kosovë janë arrestuar 9 deputetë dhe janë përjashtuar shumë të tjerë.

Komento
Shperndaje