Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama vijon takimet me fermerët: Saliu thoshte rrugë e bënte kontrata pa lekë

Rama vijon takimet me fermerët: Saliu thoshte rrugë e bënte kontrata pa lekë
November 25
10:39 2016

Kryeministri Rama ka vijuar takimet në rrethe me fermerët. Ndalesa e radhës ka qenë Peqini, ku diskutoi problemet në bujqësi me fermerët e zonës. Ndër të tjera, Rama akuzoi edhe qeverinë e kaluar për tendera dhe kontrata pa lekë, duke thënë se ajo që u shkatërrua në 25 vite nuk ndërtohet për vetëm 3 vjet.

“Jemi të angazhuar t’ju ndihmojmë për çdo nevojë. Jemi të angazhuar të pastrojmë kanalet ujitëse që nuk u pastruan asnjëherë për 25 vjet. Gjithashtu blemë 75 ekskavatorë, kur kujtojmë se që prej vitit 2005 nuk ishte blerë asnjë”,- tha Rama ndër të tjera.

Ndërkohë që fermerët u ankuan për kanalet e kullimit, infrastrukturën dhe mungesën e tregut.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje