Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: Trump, një kërcënim! Gazetari i CNN: Po flisni për zgjedhjet e një vendi tjetër

Rama: Trump, një kërcënim! Gazetari i CNN: Po flisni për zgjedhjet e një vendi tjetër
April 14
11:41 2016

Në një intervistë për gazetarin Ricard Quest të CNN-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli ndër të tjera për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai tha se zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë është një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se deklaratat e tij janë të frikshme.

Në këtë moment ka ndërhyrë gazetari amerikan, i cili i ka kujtuar kryeministrit Rama se ishte duke folur për zgjedhjet që po zhvillohen në një vend tjetër.

“Unë nuk komentova zgjedhjet, nuk jam i vetmi që po sheh këtë shqetësim, edhe liderë të tjerë europian kanë të njëjtin shqetësim sepse Shtetet e Bashkuara janë të rëndësishme përtej kufijve të saj. Në sytë tanë, Amerika është lideri botëror që ne ndjekim dhe na frymëzon. Dhe ky frymëzim është ndërtuar në vlera dhe principe që bënë Amerikën këtë që është.”, i është kundërpërgjigjur Rama gazetarit.

Etiketimet
Shperndaje