Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama thumbon BE-në për arrestimin e Haradinajt

Rama thumbon BE-në për arrestimin e Haradinajt
January 05
12:09 2017

Arrestimi i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj ditën e djeshme nga autoritetet policore franceze është komentuar me tone të ashpra nga kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar si absurditet ndalimin e Haradinajt. Më tej, ai e cilëson si skandaloze që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompjuterët e BE-së.

Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, u arrestua ditën e djeshme në Francë dhe është mbajtur në paraburgim deri sot, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta nga zyrtarët e Tiranës dhe Prishtinës.

Pritet që ai të lirohet ditën e sotme rreth orës 13:00 në bazë të asaj që shkruajnë mediat franceze. /Blitz.al/

Shperndaje