Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: Të vështirësohet më tepër hyrja në universitete

Rama: Të vështirësohet më tepër hyrja në universitete
October 24
12:32 2016

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin “Rritja e pagave në sistemin e arsimit të lartë”, të zhvilluar bashkë me pedagogët në Korpusin Universitar, ku foli ndër të tjera edhe për kuotat e universiteteve.

Pavarësisht ankesave të maturantëve për reformat e marra në sistemin arsimor, kreu i qeverisë deklaroi ditën e sotme se hyrja në universitet për maturantët duhet të vështirësohet, duke bërë që edhe konkurrenca të rritet më tepër.

”Hyrja në universitet duhet të bëhet më e vështirë, jo më e lehtë. Konkurrenca duhet të rritet vit pas viti. Për të siguruar që kush del nga universiteti të jetë shërbëtor i denjë i shtetit. Çfarë është mbjellë, korret pastaj në kurriz të atyre që presin një shtet me cilësi”, – ka deklaruar Rama. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje