Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: Shkretia shekullore nuk sjell më shumë bukë

Rama: Shkretia shekullore nuk sjell më shumë bukë
May 12
11:27 2016

Gjatë prezantimit të Akademisë Politike në Partinë Socialiste, kryeministri Rama e njëherazi kreu i kësaj partie, foli për reformat e ndërmarra që kanë rezultuar të suksesshme dhe përpjekjet për t’i sulmuar dhe kriminalizuar çdo projekt apo vendimmarrje të qeverisë.

“Ne nuk kemi bukë ju bëni stadiume, muze dhe qendra qytetesh. Nuk ka asnjë provë në historinë e njerëzit që shkretia kulturore ka sjellë më shumë bukë. Të thuash njëherë buka pastaj shpirti, mendja është një perversitet i madh politik, pasi këto shkojnë bashkë. Ta çojmë përpara këtë betejë me të gjitha kostot. Ne jemi gati ta paguajmë. Sepse ne nuk e kemi marrë mandatin për të shtyrë qëndrimin tonë në karrige, por deri ditën e fundit të bëjmë gjënë e duhur për njerëzit dhe mbi të gjitha për fëmijët e këtij vendi, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, nuk ka reformë pa rezistencë, teksa u ndal tek reforma në drejtësi, e cila është reforma kyçe që do të çelë derën e negociatave me Bashkimin Europian. Ai tha se reforma në drejtësi është reformë për gjeneratën tjetër dhe Shqipëria e kësaj gjenerate nuk mund të ndërtohet pa sakrifica dhe kosto.

Komento
Etiketimet
Shperndaje