Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: Po diskutojmë për koalicionin e ardhshëm. Për anëtarët e PS-së s’flas në publik

Rama: Po diskutojmë për koalicionin e ardhshëm. Për anëtarët e PS-së s’flas në publik
September 29
23:15 2016

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, deklaroi se nuk ka përçarje brenda koalicionit qeverisës. Nuk po ndodh asgjë, por si çdo koalicion dhe ky ka momentet e tij të vështira. “E rëndësishme është që ky koalicion i ka dhënë mundësinë Shqipërisë të ndërmarrë reforma më shumë se çdo qeveri tjetër.

Ne jemi në diskutime rreth koalicionit që do të paraqesim në momentin e duhur. Jemi ende në diskutime.”, u përgjigj Rama ndaj pyetjeve nëse PDIU do jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm dhe nëse Ilir Meta do jetë president i këtij koalicioni.

Kryeministri refuzoi në emisionin “Opinion” të fliste për raportet me Ben Blushin dhe Koço Kokëdhimën. “Nuk diskutoj për anëtarët e partisë në publik. Janë çështje të familjes së Partisë Socialiste që nuk fliten në publik.”

Në përfundim, Rama e ka cilësuar intervistën e sotme si “intervistë kazani”. “Në kazan po na çoni ju me ligjin e plehrave.”, ka qenë kundërpërgjigjja e Fevziut.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje